75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Labi: Ky virus nuk është nga dora e zotit, por nga dora e njeriut

Labinot Tahiri po vazhdon të iu dal në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë, ndërsa në një postim së fundi ka treguar se dy djemtë, Arditi dhe Shpëtimi që vuanin nga sëmundja Leukimia Acute tashmë janë shëruar.

Ai tha se fatkeqësisht për njerëzit më nevojtar në vendin tonë, vazhdon neglizhenca dhe injorimi, si nga institucionet ashtu dhe nga një kategori, por ne kurrë nuk do të ndalemi për qytetarët tanë, transmeton Indeksonline.

Tutje ish-deputeti dhe këngëtari i njohur u shpreh se koronavirusi nuk është nga dora e zotit, por nga dora e njeriut.

Më poshtë postimi i tij:

Edhe ARDITI DHE SHPËTIMI SHPËTUAN!

Popull i dashur, në vend te rrenave të virusit Korona, ne po vazhdojme hakikat me u përballë me realitetin, duke shpëtuar te rinjët që këtu nuk mund t’i shpëtoj kush nga Leukemia Acute!

Vëllezer e motra, ndoshta gjithkujt iu kam duk hajgaregji, por kështu si hajgaregji ua publikoj listen nje ditë,
sa djali e vajza janë kthyer shendosh e mirë në shtëpi.

Mbi 100 raste!

Fatkeqesisht për njerëzit më hallegji në vendin tonë, vazhdon neglizhenca dhe injorimi, si nga instuticionet ashtu dhe nga nje kategori, por ne kurrë nuk do të ndalemi për qytetarët tanë, nën amblenën KOSOVË – SHQIPËRI!

Ky “VIRUS KORONA” nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pist.

Vazhdojmë të shpëtojmë jetë njerezish.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë