Labi premton se çdo muaj do t’i ndajë nga 150 euro për familjen që kontribuoi gjatë kohës së regjimit
Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri ka vizituar sot familjen e patriotit të njohur shqiptar, Hyzri Varoshit.
Ai i premtoi zonjës së shtëpisë, Hydajete Varoshit, se do t’ia ndajë një pjesë të pagës (150 euro) për çdo muaj rreth shpenzimeve të barnave.
Labi përmes një lidhje direkte në “Facebook” ka njoftuar se kjo familje e kishte lëshuar shtëpinë për shkollë në kohën e regjimit serb.
“Në kohën kur kemi pas nevojë kjo familje na është gjendur. Por ata kurrë s’janë dorëzuar dhe kanë ndihmuar qytetarët e Ferizajt dhe rrethinës”, është shprehur Tahiri.
Ndërsa, Hydajete Varoshi theksoi se ndihet e lënë anash nga institucionet e vendit.
Shikoni pamjet: