13:46 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. M.

Labi sugjeron kosovarët: Vaksinën që e marrin presidentja dhe kryeministri, ta marrin qytetarët!

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka sugjeruar kosovarët për marrjen e vaksinës.

Sipas tij, vaksina që do ta marrin qytetarët duhet të jetë e njëjtë e atyre që marrin politikanët.

“Mos harroni dhe mos e toleroni që dikush ta marr origjinale nga Gjermani e Anglia kurse juve e neve të Kinës, Rusisë apo të Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

SYGJERIM PÊR VAKSIONIMIN QË DO TË JU BËHET!

Mos e mendoni sikurse hajt po do me thënë Labi diçka, sepse ju kujtohet se çfarë ndodhi me fushata dhe punën e Virusit!

TË DASHUR NJERËZ UROJ TE JENI SHENDOSH E MIRË.

PASIQË POPULLATA KËRKON NDIHMË NGA NE, NA TAKON QË EDHE NE TË KUJDESEMI PËR SHËNDETIN E TYRE.

JU SYGJEROJË QË VAKSINÊN E NJEJTË TË CILËN E MARRIN INSTITUCIONET E SHTETIT NGA PRESIDENTI E DERI I FUNDIT, TA KERKONI EDHE JU SI POPULLATË DMTH ORIGJINALE.

MOS HARRONI DHE MOS E TOLERONI QË DIKUSH TA MARR ORIGJINALE NGA GJERMANIA E ANGLIA, KURSE JUVE E NEVE TË KINES , RUSISE APO TE SERBISË.

MOS E MERRNI SI ASGJE KETE PUNËu SEPSE JA KANË NISUR NJEREZIT E FORTË TA KERKOJNE PER VETE DHE FAMILJET E TYRE ‘VAKSINË ORIGJINALE’

PRA I BIE QE NESER KU TA DIM SE SI KANË ME U FUTUR NE TREGUN E ZI VETEM SA PËR TU VAKSIONUAR👍🏻

KUR TË VJEN KOHA PËR TU FUTUR NË KOSOVË, JU PREMTOJË SE DO TI SHOH DHE DO TI ANALIZOJ ME NDIHMEN E DOKTORËVE SE CILAT JANË ME EFIKASE DHE ATE DO TA MARR E DO TË UA SYGJEROJË, NDRYSHE NUK PRANOJË NËSE NUK ËSHTË NJEJTË ME TË PRESIDENTIT.

ZOTI JU RUAJT.

LABI KOSOVË E SHQIPËRISË. ❤️