75 Mall Live Search
14:27 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Labi synon të shpërndajë mbi 25 mijë pako ushqimore, që kushtojnë mbi 800 mijë euro

Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri, njihet për humanitetin e tij që vazhdmisht në kohë nevoje tenton tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Pas shpërthimit të virusit të rrezikshëm COVID-19, Labin e kemi pare mjaft aktiv në shpërndarjen e maskave në komunat e prekura nga ky virus në Kosovë dhe iniciativa të tjera për ndihmë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai ka marrë një iniviativë ku synon ti shpërndajë mbi 25 mijë pako ushqimore, për familjet në nevojë derisa kjo iniciativë pritet të kushtojë mbi 800 mijë euro.

Në këtë nismë të tij janë bashkangjitur shumë vullnetarë madje edhe emra të njohur nga estrada shqiptare si Shkurte Gashi apo reperi 2Ton. /Indeksonline/