Labi vazhdon të kërkojë ndihmë për Arlindën, vajza që u dërgua sot në Turqi për t’u shëruar

Labinot Tahiri vazhdon që të kontribuojë në mbledhjen e parave të shumta për shërimin e disa prej qytetarëve kosovarë të sëmurë.
Së fundi ai u mor me rastin e vajzës së re, Arlinda.
Sot Labi ka informuar se Arlinda ka arritur në Turqi, për t’u trajtuar në një prej spitaleve atje teksa bëri thirrje që të vazhdojë mbledhja e parave për të, sepse më pas duhet paguar spitalin, transmeton Indeksonline.
Labi, madje tha se ky ishte raste më i vështirë për t’u grumbulluar paratë, për shkak të pandemisë.