75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Labinot Gashi dhe Qëndresa bëhen prindër, publikohet fotografia e parë

Moderatori i njohur, Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa janë bërë prindër të një vajze, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet Labi përmes një imazhi në ‘Instagram’, ku moderatori shihet në përqafim të vajzës.

“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrueshme kemi sot, Qendresa dhe unë Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër nga sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendjaqë mund të hetë kaq i fortë emocional…Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të ksaj bote. Engjull, mirë se erdhe në tojë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi spo res me e kalu jetën bashk. Faleminderit Zotë.”, ka shkruan Labi në mbishkrimin e imazhit.

Të rritet me shëndet pranë prindërve./Indeksonline/