75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / OSH

Labinot Rexha përsëri parkon veturën në vend të gabuar, kësaj radhe në trotuar!

Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, brenda një kohe të shkurtër ka bërë dy shkelje në komunikacion.

Ai përsëri ka  parkuar veturën e tij luksoze në trotuar duke ua pamundësuar qytetarëve lëvizjen.

IndeksOnlne ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Fotoja është bërë në rrugën “Xhelal Hajda”, në komunën e Rahovecit.

Kujtojmë, se ditë më parë IndeksOnline ka raportuar ku këngëtari Rexha ka parkuar veturën e tij në parkingun e dedikuar për personat me aftësi të veçanta. /IndeksOnline/