75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 22 Mars 2026 / AR

Labinot Rexha pjesë e ‘Ferma Vip’?

Prej javësh, emri i Labinot Rexhes ka qenë pjesë e spekulimeve në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit kanë aluduar për një përfshirje të mundshme të tij në edicionin e ri të reality show-t Ferma VIP.

Diskutimet u shtuan edhe më shumë pas komenteve dhe pritshmërive të publikut, duke e kthyer atë në një nga emrat më të përfolur për këtë format, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, për t’i dhënë fund çdo dyshimi, vetë Rexha ka reaguar së fundmi, duke u përgjigjur drejtpërdrejt ndaj pyetjeve të ndjekësve.

Ai ka qenë i qartë dhe i prerë në qëndrimin e tij: “Jo”, duke mohuar kështu çdo mundësi që ta shohim si pjesë të këtij spektakli./Indeksonline/