Labinot Rexha “zbutet” pak, ka disa fjalë për Londrimin, Klodin dhe Elijonën
Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova”, Labinot Rexha, ka ndarë një mesazh emocional pas përfundimit të eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në vend.
Përmes një reagimi publik, ai theksoi se rrugëtimi në “Big Brother” nuk ishte vetëm për famë apo ekspozim, por një përvojë personale për të reflektuar dhe për të njohur më mirë veten, shkruan Indekosnline.
Rexha zbuloi se rrugëtimi i tij nisi që më 10 qershor 2025, pas një takimi me producenten Olsa Muhameti, ndërsa pranoi se disa gabime personale ndikuan në prishjen e një marrëveshjeje të mëhershme.
Ai shtoi se rikthimi i tij në format nuk erdhi nga produksioni i “Big Brother”-it, por përmes një ftese direkte nga drejtoria e Klan Kosovës.
Në mesazhin e tij, Labinoti pranoi gabimet e bëra gjatë qëndrimit në shtëpi, duke theksuar se ato i kanë shërbyer si mësim. Ai përmendi edhe mbështetjen që ka marrë nga disa prej banorëve, veçanërisht nga Elijona, Londrimi dhe Klodi, në momente të vështira personale.
“Por në fund, Elionës i uroj çdo sukses, Klodit suksese me shpirt. Londrimit, ia dua shumë të mirat, suksese, koncerte, albume, këngë që prekin shpirtin”, shtoi ai.
Po ashtu, ai uroi suksese për të gjithë ish-banorët, duke nënvizuar se nuk ka vend për armiqësi dhe se uniteti është çelësi për të arritur suksesin.
Rexha nuk la pa përmendur edhe zhgënjimin e tij ndaj disa qëndrimeve të produksionit, megjithatë u shpreh me mirëkuptim dhe mirënjohje.
Në fund, ai theksoi se finalistët e merituar, sipas tij, ishin ai vetë, Ludo, Eliona, Alba dhe Londrimi, ndërsa e mbylli mesazhin me falënderime dhe dashuri për publikun.

