15:42 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Labinot Tahiri gëzon kaçanikasit me 300 pako ushqimore, thotë se nuk do të ndalet me kaq

Këngëtari Labinot Tahiri ka vazhduar me një aksion humanitar në qytetin e Kaçanikut, në kohën kur i gjithë vendi po përballet me pandeminë globale Covid-19.

Ai për këtë qytet  ka sjellur 300 pako me ushqime të cilat janë grumbulluar nga fondi i tij “Labinot Tahiri”, dhe duke thënë se do të vazhdoj edhe tutje këtë aksion edhe në qytetin e Hanit të Elezit.

Tahiri, ka ftuar që të gjithë të bashkohen në këtë nismë të tij dhe në çdo aksion tjetër humanitar.

Ky është postimi i plotë i Tahirit: