Labinot Tahiri i ‘bjen vi’ europës, nesër dorëzon pasaportën me viza Schengen dhe atë amerikane!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labonit Tahiri gjithmonë di të befasojë me vendimet e tij.
Tahri përsëri ka komentuar çështjen e liberalizimit të vizave.
“Nuk mund ta shoh më studentin, , të moshuarit dhe të sëmuarin para ambasadave edhe në këtë dimër , duke pritur për Viza!!”, ka shkruar ai mes tjerash, transmeton Indeksonline.
Por, kjo nuk është e gjitha, Labi ka thënë se nesër në ora 12.30 do të dorëzojë pasaporten e tij me viza ‘schengen’ dhe atë amerikane, si solidarizim me qytetarët tjerë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Vëmendje!
Qytetarë ju festoni se e meritoni, por unë nuk kam ndonje arsye për të festuar derisa e njoh dhe e ndjej dëshpërimin tuaj që nuk e perjetuat edhe këtë vit Liberalizimin e Vizave!
Të dashur qytetarë, si deputet i Kuvendit të Kosovēs, nesër është 1 Janari, edhe pse nuk kam premtuar për viza, e që premtuan shumë për heqjen e tyre, dhe kjo nuk ndodhi, unë këtë nuk mund ta përbijë. Nuk mund ta shoh më studentin, , të moshuarit dhe të sëmuarin para ambasadave edhe në këtë dimër , duke pritur për Viza!!
U bëj thirje e gjithë klases politike, të qëndrojmë të mbyllur që të na sheh e gjith Bota se jemi të izoluar padrejtesisht.
Nesër në Aeroportin ADEM JASHARI , në ora 12:30, e dorëzojë
Pasaporten time me Viza Shengen dhe ate Amerikane, të cilat nuk i kam marrur
nga pozita e Politikanit.
Me këtë gjest, edhe pse është në pyetje mirëqenja dhe sigurimi i të ardhurave
për familjen time, unë kam vendosur ta bëj këtë hap, qoft edhe i gabuar apo i kushtueshem
për familjen time.
Si Deputet i Kuvendit të Kosoves, izolohem tërsisht sebashku me familje dhe me qytetarët e mi duke mos dalur më në Evropë!
I dëshpëruar nga burgosja e popullates sonë, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.