75 Mall Live Search
13:21 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / A

Labinot Tahiri i del në përkrahje Vjosa Osmanit për presidente, duke thënë se “me e pas bukën e pjekur e me e gjujt, kjo veç te na ndodh”

Ish-deputeti i kuvendit, Labinot Tahiri i ka në përkrahje Vjosa Osmani për presidente, duke thënë se “me e pas bukën e pjekur e me e gjujt, kjo veç te na ndodh”.

Ai thekson se raportet e saj me Amerikën janë të fuqishme dhe të pazëvendësueshme për Kosovën, dhe se vendi ka nevojë për stabilitet, jo për zgjedhje të reja e eksperimente që harxhojnë miliona nga buxheti i popullit.

Tahiri shton se interesi shtetëror duhet të jetë mbi gjithçka dhe se ai është për vazhdimësi, duke mbështetur Vjosa Osmanin për presidente, për hir të interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit.

Postimi i plotë:

Me e pas bukën e pjekur e me e gjujt, kjo veç te na po ndodh.Sot, e dim mirë se raportet që i ka Presidentja Vjosa Osmani me Amerikën nuk janë të vogla dhe asnje politikan në rajon nuk i ka. Ato janë themel për shtetin tonë dhe këtë duhet me e pa secili pa inate e pa interesa personale.Veq du me ju pyet? Çka po duam ma shumë se sa Vjosen kur e kemi dhe kur e dim se si po na përfaqeson para Amerikës dhe botës? Po doni me shpik emra vetëm sa me ba numra?Me çu vendin në zgjedhje e me i harxhu milionat e popullit, kur kemi plot halle tjera? Kjo po shihet haptaz që ju nuk keni meshirë ndaj popullatës dhe ose janë verbuar njerezit ose kanë shumë para nën jastak që po vrapojnë pas zgjedhjeve…! Kosova ka nevojë për stabilitet, jo për eksperimente.Edhe unë dikur e kam pasur mundesinë me e qu vendin serish në zgjedhje , ama nëse nuk do të behej ajo qeveri- Kosova nuk do ta kishte ushtrinë e gatshme, ku sot është me supër armatim. Pra interesi shtetëror mbi të gjitha, madje mbi mua dhe familjen time. Unë jam për vazhdimësi.Jam dhe duhet te jemi për Vjosa Osmanin presidente.Me dashni për vendin tim dhe interesin e pa thyer shteteror e kombetar, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”.