75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Labinot Tahiri i dhuron 5 mijë euro për mirëmbajtjen e kompleksit memorial “Adem Jashari”

Disa herë është trajtuar çështja e mirëmbajtjes së komplekseve memoriale e në veçanti atij  “Adem Jashari” në Prekaz, i cili si pasojë e kalimit të kohës rrezikon të shembet, duke marrë kështu me vete pjesën më të lavdishme të historisë më të re të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

E pikërisht që kjo të mos ndodhë, sot është nënshkruar një marrëveshje në mes të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe fondacionit humanitar – Labinot Tahiri.

Drejtori i AMKMK-së Bislim Zogaj priti në takim Labinot Tahirin me ç’rast e falënderoi për dhurimin e donacionit me vlerë prej 5000 eurosh nga fondacioni i tij, për mirëmbajtjen e KM “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Këto mjete do të shfrytëzohen nga AMKMK-ja për nevojat e këtij kompleksi. Përveç kësaj z. Tahiri shprehi gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe në raste tjera që kanë të bëjnë me dëshmorët e Kosovës.Përmes këtij donacioni, Fondacioni Humanitar – Labinot Tahiri nderoi historinë heroike të këtij kompleksi”, thuhet në njoftimin e AMKMK-së.