75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Labinot Tahiri: Kryeministri Kurti bëri mirë që shkoi në varrim, dha sinjal të qartë për organet e drejtësisë!

Ish-deputeti, Labinot Tahiri ka përgëzuar kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, që u qëndroi afër familjarëve të Marigona Osmanit, e vrarë ditë më parë në Ferizaj nga Dardan Krivaqa.

Në një intervistë për ATV, Tahiri theksoi se protesta në Ferizaj ishte e duhur, mirëpo veprimet ndaj zyrtarëve policor aspak i hijshëm.

“I shprehi ngushëllimet e sinqerta familjes për vajzën. Ai krim i cili është bërë sigurisht se ish dashtë të jetë një dënim shumë meritor.

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet Dardan Krivaqa - Bota Sot

Ata që e kanë mbështetë familjen, u qoftë hallall. Një rast i tillë po të ndodhte në familjen time, do të ishte e vështirë. Policia ishte në protestë. Parulla që “Policia i ka duart me gjak”, është shumë e neveritshme dhe e dëmshme. Policia jonë është e veçuar dhe institucion i besueshëm.

Nuk mund të akuzohet komplet policia. Mundet me qenë ndonjë individ, por jo i gjithë institucioni. Sigurimin shëndetësor e paguan vet polici, sigurim jetësor nuk kanë fare. Ata janë personat e parë që e lënë familjen dhe dalin në shërbim të qytetarëve.

Unë në protestë pash shumë policë të ndershëm dhe prandaj e kam bërë reagimin në Facebook. Kryeministri shumë mirë ka bërë që ka shkuar në varrim. Duke krahasuar me kryeministrat tjerë që prisnin shirita për asfalte, zotëria ka shku e ka ngushllu familjen dhe ka treguar që me zemër janë në përkrahje deri në dënimin e merituar. Ka nevojë për vetting në gjitha institucionet e Kosovës, sidomos në siguri dhe drejtësi.  Vet paraqitja e kryeministrit aty ishte alarm për organet e drejtësisë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/