Labinot Tahiri në protestën e studentëve, kërkohet liberalizimi i vizave
Ka filluar protesta e përfaqësuesve të studentëve të cilët së bashku me Parlamentin Studentor të Universitet të Prishtinës, të cilët po kërkojnë liberalizimin e vizave.
Të mbledhur para Bibliotekës Kombëtare ata po mbajnë edhe pankarta të të ndryshme kundër izolimit të Kosovës, duke u nisur kështu me një marsh.
“A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian”, është pankarta më e madhe të cilën studentët po e mbajnë përpara, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, i pranishëm në këtë protestë është edhe deputeti Labinot Tahiri i cili po mbështet studentët.
Duhet cekur se Tahiri ka dorëzuar pasaportat diplomatike, pasi edhe ishte premtimi i tij nëse nuk bëhet liberalizmi i vizave gjatë vitit 2018, për t’u solidarizuar me qytetarët e Kosovës të cilët presin me orë të tëra para ambasadave për të marrë vizë./Indeksonline/