15:34 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / AR

Labinot Tahiri nis të flas si ministër, tregon pesë punët e para që do t’i kryej si ministër i Shëndetësisë!

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, ditë më parë i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ta vendos atë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndër të tjerash, ai shtoi se këtë punë do ta kryente pa pagesë, shkruan Indeksonline.

Duket se e ka marrë me seriozitet ide, ku me anë të një postimi në ‘Facebook’, ai nisi të flas si t’i ishte miratuar kërkesa.

Ai i shkroi pesë punët e para që do t’i kryente në krye të kësaj detyre:

“1). Për tri vite ne mund ta rregullojmë çështjen e ligjit për TRANSPLANT, sepse edhe nëse duam t’i shërojmë rastet me leukemi në Kosovë nuk mundemi aktualisht, e  nëse duhet t’i bëhet dikujt diçka transplantim , egziston ama për disa pika, e si fillim ne duhet t’a rregullojmë ligjin e mos të shkojmë në Turqi apo në vendet e tjera të rajonit,

2). Për dymbëdhjetë muaj e hiç më shumë, asnjë spital në teritorin e Republikës së Kosovës nuk mund të mbetet pa barëra esenciale dhe pa u rregulluar ashtu siç duhet rolet e funksionet në to si institucione përkatëse të shëndetësisë, duke e përfshirë këtu edhe spitalin e Ferizajt në nujë afat rekord, dhe kudo tjetër ku duhet të bëhen spitalet tona, natyrisht me peticion serioz dhe me dëshirën e ekspertëve dhe qytetarëve se ku duhet të vendoset ai spital,

3). Asnjë prind i qytetarëve të vendit, nuk mbetet pa insulina, të cilët vuajnë nga diabeti; si dhe insulina më e mirë sesa këto që janë aktuale e dim mirë se çfare janë,

4). Gjithmonë në bashkëpunim me ekspertët e shëndetësisë, ne do t’i kishim realizuar; shitjen e barërave me mundësinë që mund t’a përballojë qytetari, edhe nëse i blen në barnatoret private,

5). Asnjë qytet i madh, e besa dhe me më pak banorë që janë, nuk do të mbetet me autoambulanca që na i kanë dhuruar si “vitrat”! por ato çfarë duhet t’i kemi e të cilat i meritojmë“.

Më poshtë postimi i plotë./Indeksonline/