08:22 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Labinot Tahiri publikon një fotografi, syfyr me nënën haxhike

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi përkrahë nënës së tij, përgjatë kohës së syfyrit, shkruan IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë në Instagram:

Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

Nanë , ty dhe të gjithê besimtarëve musliman iu urojmë axhêrim të lehtë!
Zoti iu faltë atyre qê nuk e kanê , atë që dêshirojnë ta kenë nga buka e deri tek pasuaria që Zoti dhe puna e dhuron.
Dhuroni sa të mundeni nga vetja juaj pêr ata qê edhe sot kêrkojnë ndihmë.
Fundja , asgje nëse nuk na realizohet në këtë jetê, respektin, humanizmin dashurinê mes vete e kemi pasur gjithmonë si shqiptarê.
Andaj lutuni qê ta mbajmë mes vete!