75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Labinot Tahiri shpallet Ambasador i Paqes

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, është shpallur Ambasador i Paqes nga Federata e Paqes Universale të Kosovës.

Kështu bëri të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

Tahiri u bëri thirrje ndjekësve të bëjnë mirë në secilin moment që iu jepet mundësia.

Ndërsa, këtë ditë të veçantë ai u shpreh se ua dedikon të gjithëve.

“Të dashur qytetarë, e dashura diasporë, këtë ditë kaq të veçantë për mua – ua dedikoj juve!”, shkroi ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

Faleminderit për vlerësimin dhe titullin!

🕊AMBASADOR I PAQES🕊

Individi është krijuar human për të siguruar paqe nëpërmjet mirësive, e unë sot, i nderuar me titullin: “Ambasador i Paqes Universale”; nga Federata Universale e Kosovës.

Ju ftoj që të bëni mirë në secilin moment që iu jepet mundësia gjatë jetës suaj.

Të dashur qytetarë, e dashura diasporë, këtë ditë kaq të veçantë për mua – ua dedikoj juve!

15.05.2022

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë“./Indeksonline/