75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / F.R

Labinot Tahiri sot në BBVK, kjo është arsyeja

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij.

Përmes një InstaStory në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm në finalen e “Big Brother VIP Kosova”, e cila po mbahet sonte.

Labi ka njoftuar gjithashtu se do të performojë live gjatë mbrëmjes finale.

“Shihemi sonte live në finalen e Bigut me një performancë nga ana ime muzikore. Ju dua dhe Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ai./IndeksOnline/