Labinot Tahiti do të transferojë 7 mijë euro për të lënduarit në Ferizaj

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri-Labi po vazhdon me humanizmin e tij. Ai përmes rrjetit social Facebook ka thënë se ka ndërmarrë një aksion për të ofruar ndihmë të lënduarve në shpërthimin e mbrëmshëm në Ferizaj.
Tahiri ka thënë se do të transferojë 7000 euro për të lënduarit.
Ja postimi i plotë:
“Nga Podujeva në Ferizaj! Për GENCIN dhe të tjerët! Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj! Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqërimit në Turqi. Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmë 7000€ Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lëndime jemi këtu me ju. Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bëjmë edhe më shumë. ZOT BEJ MREKULLI DHE SHËRO TË GJITHË. Labi Kosovë e Shqipërisë”.