75 Mall Live Search
12:48 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Labit përballet me një ngjarje të pazakontë me mëngjes

Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri , i njohur për publikun si Labi, tregon një ngjarje që i kishte ndodhur sot në mëngjes.

Një qytetarit nga Vushtrria i kishte mbetur kombi në një gropë të Ferizajt dhe e ka ndihmuar.

Ai ndër të tjera në këtë ngjarje ka treguar se iu është gëzuar fitores së VV-së, ndërkaq nuk ka lënë pa uruar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

Mirëdita!
Me tu kthyer nga Gjermania, me sabah hasa në një zgjidhje të radhës për qytetarin!
Vushtrinalisë, i kishte mbetur kombi me pije në gropë , ne një rrugê të Ferizajt!
Kur kalova, nuk munda të kalojë pa e nxjerrë nga ky vend që me vazhdua festën që kishte për VV-në
I thash; se nuk jam i lindur të i lë njerëzit pa zgjidhje dhe pa i gezua me sabah
Po ashtu urime VV-së , Albinit e Vjosës për Fitorën e radhës dhe atyre që i votuan!
Shihemi ne zgjedhjet tjera….
Labi Kosovë e Shqipërisë!