75 Mall Live Search
16:28 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / KV

“Laboratori 5”/ Arrestohet edhe një person i dyshuar

Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rasti “Laboratori 5”, është arrestuar N.S., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë. Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar 2025, N.S. në bashkëpunim me të dyshuar të tjerë, në lagjen Qëndresa në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka kryer vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve publike si, pasaporta, patentë-shofera, e dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës.

Në shtëpinë laborator, e cila ishte marrë me qira në emër të N.S., janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e këtyre dokumenteve të alsifikuara, me qëllimin të prezantimit dhe përdorimit të tyre si origjinale.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim dhe koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedures Penale.