75 Mall Live Search
14:01 / E Hënë, 07 Mars 2022 / B O

Laboratori Cambridge lanson ofertë speciale për Ditën e Gruas, paratë dhurohen për gratë e dhunuara!

Cambridge Clinical Laboratories ka filluar kampanjen 5 ditore “Kontrollë vetes, ndihmë grave të dhunuara”.

Përmes kësaj kampanje, ata kanë ulur çmimet e analizave deri në 60% për të gjitha analizat për gra dhe vajza, derisa shuma totale e grumbulluar nga shërbimet e analizave gjatë datës 7 dhe 8 mars, do të dhurohen në fondin për gratë e dhunuara.

Kjo ofertë është e vlefshme deri me datën 12 mars.

Për informacione shtesë, kontaktoni në numrin e telefonit 038776757, ose në dy lokacionet e Laboratorit Cambridge: Ulpianë (përballë QKUK-së), dhe Emshir, Model Slovenia.