75 Mall Live Search
23:20 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Laboratori i drogës i zbuluar në Mitrovicë, Policia jep detaje mbi aksionin

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Mitrovicë Veri, pas një aktiviteti hetimor, kanë ardhur deri te zbulimi i një lokacioni ku dyshohej se funksiononte një laborator i narkotikëve.

“Sot, më 25.02.2022, pas marrjes së një urdhri verbal nga gjykatësi i procedures paraprake, policia ka realizuar kontroll në lokacionin e dyshuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Gjatë kontrollit, policia ka hasur në laboratorin ku janë gjetur dhe sekuestruar: 26 kilogramë e 216 gram marihuanë, 355 rrënjë të bimëve të mbjella në saksi si dhe dëshmi të tjera (gypa ventilimi, ventilator, drita ndriçuese, ngrohëse, instrumente për matjen e temperaturës, pesticide si dhe pajise tjera përcjellëse). Vlera e lëndës narkotike të konfiskuar është mbi 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro” thuhet në njoftimin e Policisë.

Nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’, janë arrestuar dy të dyshuar: S.R., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe B.B., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me aktvendim nga ai dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.