Laboratori i kanabisit, Sveçla: Qarqe të caktuara s’duan sundim të ligjit në tërë Kosovën

Policia e Kosovës sot ka kontrolluar një laborator droge në Leshak të Leposaviqit, nën dyshimet se kultivohej bima e kanabisit, e ku janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit në vlerë qindra mijëra euro.
Pas realizimit të këtij kontrolli, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se po bëhet çdo ditë e më e qartë pse po kundërshtohet shtrirja e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.
Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike”, ka shkruar ai.
Sveçla ka thënë se laaboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike.