75 Mall Live Search
15:34 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / H F

LABUBU “PUSHTOI” GLOBIN! Kompania kineze rekord fitimesh pasi kukulla u shndërrua në fenomen

Nga një lodër e vogël e pazakonshme në një fenomen global. Kukullat labubu janë kthyer në histori suksesi për kompaninë prodhuese.

Kompania kineze e lodrave Pop Mart ka njoftuar një rritje të fitimeve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, duke pasur një rritje rreth 350% krahasuar me fitimet e një viti më parë.

Të ardhurat janë trefishuar, që nga rritja e njohjes së markës globalisht dhe kontrollet e kostove.

Kukullat Labubu, të lançuara për herë të parë në vitin 2019, janë bërë një sensacion kulturor.

Pop Mart, e njohur globalisht për lodrat e saj të paketimit të fshehtë, ka marr famë botërore për shitjen e krijesave të ngjashme me elfët që tashmë kërkohen gjerësisht nga koleksionistët.

Sipas kompanive, gati 40% e të ardhurave totale në vitin 2024 kanë ardhur nga jashtë kontinenteve të huaja, me tregje si SHBA.

Mbështetja nga emra e njohur si Kim Kardashian dhe Lisa e grupit Blackpink, si dhe partneritetet me marka botërore kanë ndikuar gjerësisht në kthimin e kukullave Labubu në një fenomen global.

Megjithatë, suksesi i madh nuk ka ardhur pa sfida. Për shkak të popullaritetit të lartë është nxitur një bum i kukullave të falsifikuara, të cilat shpesh quhen kukulla Lafufu.

Autoritetet kineze sekuestruan më shumë se 46,000 lodra të falsifikuara Labubu në qershor.

Nga kërkesa e tepruar po ashtu ka shumë dyqane në botë që kanë ndaluar shitjen e kukullave, ndërsa tregu i rishitjes është rritur më shumë me kukulla që tashmë nuk kanë vlerën fillestare prej 10 dollarësh por vlerën e qindra dhe mijëra dollarëve.

Shembulli më i mirë i këtij rasti është, një kukull Labubu me madhësinë e njeriut, e cila u shit për 150,000 dollarë në një ankand në Pekin.