75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / Gj. Sh

Laçi me gol, Rrahmani e Krasniqi debutojnë në Ligën e Kampionëve me fitore

Sparat Praga ka marr tre pikë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Skuadra çeke shënoi fitore në shtëpi ndaj Red Bull Salzburgut, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti shqiptar, Qazim Laçi ishte një nga golashenuesit e takimit, derisa dyshja kosovare, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi debutuan sonte në Champions League.

Dy golat tjera i shënuan Kaan Kairinen ‘2 dhe Victor Olatunji ’58.

Ndeshjen e radhës, Sparta Praga e luan në udhëtim ndaj skuadrës gjermane, Stuttgart, me 1 tetor./IndeksOnline/