Lacoste ndërroi logon ikonike të krokodilit që u vendos në vitin 1936, për këtë arsye!
Marka e famshme botërore, Lacoste, e njohur për këmisha me mëngë e të pasura me logon ikonike të ‘krokodilëve’, ka realizuar së fundi një linjë promocionale prej 328 mijë dollarësh për të ngritur vetëdijen e njerëzve për speciet e rrezikuara.
Logoja e Lacoste-s nuk është ndryshaur asnjëherë që nga viti 1936, kur Robert George e shpiku atë. Krokodili është një referencë për pseudonimin e themeluesit ‘Rene Lacoste’ , që referohet performancës së tij në fushë tenisi, transmeton Indeksonline.
Por tutje në një njoftim nga Lacoste, u tha se ‘krokodili’ është duke lënë vendodhjen e saj si një ndër 10 speciet e kërcënuara për mbijetesë.
Dhjetë logot e vendosura në bluzat e Lacoste-s ishin të ndryshme dhe përfshinin llojet e ndryshme që po rrezikohen.
Pati mbi 350 krijime me ‘Sumatran Tiger’ pasi vlerësohet se ka vetëm 350 kafshë të tilla në planet.
Këto janë dhjetë llojet e përfshira në këtë fushatë dhe numri I këmishave me mëngë të prodhuara:
Vaquita-30
Breshka Burmese e mbuluar-40
Lemur nordik sportive: 50
Javan rhino: 67
Gibbon (majmuni): 150
Kakapao (papagaj):157
Condor në Kaliforni: 231
Saola (barishte): 250
Sumatran Tiger: 350
Anegada Iguana: 450.
Vendimi i gjigantit të modës Lacoste, u bë hit pasi ishte diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë./Indeksonline/