Lady Gaga dhe Brad Pitt do luajnë së bashku në filmin ‘Bullet Train’

Lady Gaga dhe Brad Pitt do të luajnë së bashku një film për herë të parë në të gjithë karrierën e tyre. Sipas mediave të huaja, këngëtarja dhe aktorja e nominuar për ‘Oskar’ thuhet se është në bisedime për t’u bashkuar me filmin aksion ‘Bullet Train’ , ku luan aktori i famshëm Brad Pitt.
Filmi “Bullet Train” me regji të David Leitch, bazuar në romanin “Maria Beetle” të Kotaro Isaka tregon historitë e vrasësve të ndryshëm në linjën hekurudhore të shpejtësisë të lartë drejt Tokios. Ai do të ketë si protagonistë yllin hollywood-ian Brad Pitt dhe këngëtaren, tashmë edhe aktore Lady Gaga-n.
Këngëtarja do të interpretojë si Patrizia Reggiani, ish-gruaja e Maurizio Gucci, e cila u gjykua dhe u dënua për komplotin e vrasjes së tij në 1995. Sipas burimeve thuhet se këngëtarja e ka nënshkruar marrëveshjen por megjithatë ajo nuk ka thënë asgjë për mediat në lidhje me këtë temë.
Lady Gaga është fituese e një çmimi Emmy falë serialit televiziv American Horror Story Hotel dhe një nominimi për çmimet Oskar falë interpretimit të shumë vlerësuar të saj tek “A star is born”. Lady Gaga ka qenë pjesë e kastit dhe në filmin e fundit të regjisorit të famshëm Ridley Scott, i cili ka qendër figurën e Patricia Reggianit, ish-bashkëshorten e stilistit