23:22 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lady Gaga dhe Bradley Cooper përformojnë ‘Shallow’ në ‘Oscars 2019’

Këngëtarja e njohur Lady Gaga dhe Bradley Cooper do të performojnë në edicionin e këtij viti të ndarjes së çmimeve ‘Oscars’.

Akademia e Arteve dhe Shkencave ka konfirmuar lajmin se yjete e filmit ‘A Star Is Born’ do të performojnë këngën ‘Shallow’ në eventin e njohur, shkruan Indeksonline.

Kënga ‘Shallow’ është gjithashtu e nominuar në kategorinë ‘Kënga më e mirë origjinale’.

Kujtojmë që ndarja e çmimeve ‘Scars 2019’ mbahet me datën 24 shkurt në Los Angjelos të Kalifornës./Indeksonline/