14:38 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Lady Gaga dhe Jlo do të këndojnë himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

Lady Gaga dhe Jennifer Lopezi do të performojnë në inaugurimin e Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbahet më 20 janar.

Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Bidenit dhe Kamala Harrisit, që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit amerikan.

Ndërkaq Jennifer Lopezi do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Fituesja e “OSCAR”-it, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.

Ajo gjithashtu filmoi një video të fushatës për Bidenin në muajin nëntor duke bërë thirrje për ta votuar.