75 Mall Live Search
17:48 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lady Gaga dhe Madonna lënë anash ‘luftën’, shoqërohen së bashku në ‘Oscars’

Mbrëmja e ndarjes sa çmimeve ‘Oscars’ do të mbahet mend edhe për rregullimin e raporteve në mes të dy yjeve të muzikës, Lady Gaga dhe Madonna.

‘Lufta’ tetë vjeçare në mes të dy yjeve ka përfunduar derisa ato u panë të dielën mbrëma duku u shoqëuar së bashku, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Ato madje janë shoqëruar në ndejnë pas mbrëmjes glamuroze.

Gaga ishte ylli i mbrëmjes duke u shpërblyer me ‘Oscar’ për këngën e saj ‘Shallows’ të filmit \A Star Is Born’ me Brandley Cooper.

Lady Gaga dhe Madonna filluan ‘luftën’ në vitin 2011, Gaga u akuzua që kishte kopjuar këngën ‘Express Yourself’ të Madonnës në hitin e saj ‘Born This Way’.

Gaga atë kohë kishte deklaruar se kjo është qesharake madje ajo dhe ylli i pop muzikës janë shumë të ndryshme, por Madonna ishte e bindur që kënga e saj ishte kopjuar nga Madonna.

Këto gjëra u lana prapa pas tetë vitesh dhe dy yjet e muzikës kanë rikthyer shoqërinë me njëra-tjetrën./Indeksonline/