75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 28 Mars 2024 / L K

Lady Gaga feston ditëlindjen, kaq vite i ka mbushur

Stefani Joanne Angelina Germanotta e njohur për publikun si Lady Gaga feston sot ditëlindjen. Këngëtarja me famë botërore ka mbushur 38 vite jetë.

Lady Gaga është një kompozitore, këngëtare, aktore, filantropiste, kërcimtare dhe stiliste amerikane.

Në të vërtetë, ajo është një nga këngëtaret femra më të suksesshme dhe frymëzuese në botë.

Dhe, përveç talentit të saj dhe performancave muzikore plot fuqi, janë ndjeshmëritë e saj të modës ato që tërheqin më shumë vëmendjen./Indeksonline/