08:47 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Lady Gaga fiton çmim në Golden Globes me këngën ‘Shallow’

Është mbajtur Golden Globes 2019.

Një nga fitueset e këtij edicioni ishte ylli hollivudian, Lady Gaga për këngën më të mirë origjinale ‘Shallow’ në filmin ‘A Star is Born’.

Ky është çmimi i parë që ajo rrëmben me këngën që e sjellë në filmin ‘A Star is Born’ me Bradley Cooper, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja u shfaq në skenë me lotë në sy, ndërsa skenaristi dhe producenti i filmit Mark Ronson tha: “Kur shkruan një këngë me Lady Gaga-n krejt çfarë bën është të japësh më të mirën nga vetja”.

Ndërsa edhe vet artistja ka shpërndarë një fotografi me trofe në dorë në llogarinë e saj Instagram./Indeksonline/