Lady Gaga flet për trofeun që fitoi në Oscar
Të dielën që shkoi u mbajt edicioni i 91-të i Akademisë së ndarjes së çmimeve Oscar.
Një nga fituesit e kësaj ngjarjeje ishte edhe Lady Gaga. Ajo mori çmimin për Këngën më të mirë.
Artistja në llogarinë Instagram sjellë disa imazhe ku mbanë në dorë trofeun, teksa shpreh edhe lumturinë e saj për triumfin në eventin më të madh të filmit në botë.

“Një moment që s’do ta harrojë kurrë në jetën time. I gjithë udhëtimi im artistik fliste para syve të mi. Faleminderit Akademisë dhe zotërinjve që kanë shkruar dhe interpretuar këtë këngë me mua”, ka shkruar ajo.

Ndryshe me këngën fituese “Shallow”, ajo dhuroi një performancë fantastike live bashkë me Bradley Cooper. Një nga pjesët më të bukura të këtij edicioni./Indeksonline/