13:04 / E Enjte, 08 Prill 2021 / AR

Lady Gaga me fustan të bardhë në “House of Gucci”

Lady Gaga dhe Adam Driver do të bëjnë një film të ri.

Ajo ka xhiruar vetën pa ndërprerje teksa u shfaq e veshur në të bardhë, ku paparacit menduan se po xhironte sekuenca për martesë, transmeton Indeksonline.

Ajo u shfaq mahnitëse, veshje të cilën e kishte kombinuar me një pelerinë.

Flokëve të saj u vendosi një parukë ngjyrë kafe.

Kjo paraqitje e saj të kujtonte vitet e 80 dhe 90.

Në këtë film, Gaga luan rolin e Patrizia Reggiani, ish gruaja e Maurizio Gucci i cili ishte në qendër të vëmendjes pasi dha urdhër për vrasjen e burrit të saj.

Adam Driveri luan rolin e burrit të Gagas, dhe aty do të marrin pjesë edhe Al Pacino dhe Jared Leto./Indeksonline/