09:33 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lady Gaga, në krahët e partnerit të ri

Lady Gaga së fundi po shijon romancën me Michael Polanskyn, i cili s’është figure publike.

Këngëtarja e njohur amerikane që nga koha kur u “kap” nga paparacit përkrah partnerit të ri, nuk e ka fshehur më lidhjen, transmeton Indeksonline.

Madje, 33- vjeçarja nuk heziton të tregojë para botës se është e dashuruar “kokë e këmbë”.

Pasi festuan Ditën e të Dashuruarve së bashku, Lady Gaga në Instagram ka ndarë një tjetër fotografi në krahët e tij.

Çifti shihen teksa po shijonte pushimet së bashku në bregdet./Indeksonline/