75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lady Gaga një ‘mbretëreshë’ e skenës, në koncert me veshje interesant!

Skena e teatrit në New York mund të jetë më e vogël se në koncertet e saj në Las Vegas, por kjo nuk e ka ndaluar Lady Gaga që të realizoj në show të vërtetë.

33 vjeçarja ka mahnitur me koncertin e radhës debutues në Apollo Theater gjatë të hënës, shkruan Indeksonline.

Kjo mbrëmje ishte e mbyllur për publikun ku në të morën pjesë vetëm një grup i caktuar i figurave të famshme.

Përveç performancës ajo që mori vëmendjen ishin edhe paraqitja e Lady Gaga me disa veshje të ndryshme, interesante dhe secila më atraktive se tjetra.

Ajo performoj e shoqëruar nga kitarë dhe piano duke ia shtuar edhe më shumë magjinë e skenës./Indeksonline/