09:20 / E Enjte, 09 Mars 2023 / AR

Lady Gaga nuk do të performojë në Oscar 2023

Lady Gaga nuk do të përformojë në “Oscars 2023”.

36 vjeçarja ishte e ftuar të merret pjesë në ndarjen e çmimeve, por që I është dashur ta refuzoj ofertën për shkak të vazhdimit të xhirimit të filmit, “Joker, Folie a Deux”, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Lady Gagan por ajo momentalisht është duke xhiruar një film dhe nuk mundet të përformoj”, tha Weiss.

Gaga për herë të fundit në këtë event mori pjesë në vitin 2019, ku kishte marrë çmimin si kënga më e mirë origjinale me “A Star Is Born”./Indeksonline/