Lady Gaga për karrierën: Kam kaluar ulje-ngritje, tani jam shumë më mirë

Këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga së fundmi tregoi aftësitë e saj në filmin Joker: Folie à Deux, i cili nuk arriti të përmbushte pritshmëritë.
Në një intervistë për People, ajo ka reflektuar për karrierën e saj të gjatë, duke vënë në pah ulje-ngritjet që ka kaluar, transmeton Indeksonline.
“Kam kaluar nëpër shumë sfida”
“Unë jam në industrinë e muzikës që nga fëmijëria dhe kam 10 vjet që punoj në industrinë e filmit. Kam kaluar shumë sfida”, tha ajo. Ajo ndjen mirënjohje të madhe për karrierën dhe fansat e saj.
Megjithatë, ajo pranon se ka pasur probleme në momente të caktuara. “Ndihem shumë më mirë tani dhe jam e lumtur ta them këtë. Unë jam vërtet mirënjohëse për këtë”, shtoi Lady Gaga.
Në filmin e ri, ajo mori rolin e Harley Quinn, një ish-paciente që bie në dashuri me Arthur Fleck, ose Joker, të luajtur nga Joaquin Phoenix. Gaga e përshkroi rolin si “plotësisht çlirues”, duke theksuar se ajo ishte në gjendje të maskonte pjesë të personalitetit të saj në personazh. “Kur pashë filmin për herë të parë, mendova: “Oh, është edhe këtu! Ajo pjesë e imja që askush nuk dëshiron ta dijë”, tha ajo.
Kujtojmë se publiku ishin të zhgënjyer me filmin Joker: Folie à Deux (Joker: Folie à Deux). Muzikali i Todd Philips mori një vlerësim D në CinemaScore, i cili vlerëson filmat bazuar në sondazhet e kryera pas premierës së filmit./Indeksonline/