Lady Gaga puthje e përqafime me të fejuarin gjatë festivalit
Ndonëse nuk mori ndonjë çmim mbrëmë në SAG Awards 2019, këngëtarja dhe aktorja e famshme, Lady Gaga duket që e shijoi tej mase party-n e kësaj ceremonie.
Artistja 32 vjeçare veshur në një fustan të bardhë, jo vetëm që shkëlqeu me dukjen e saj, por u duk edhe më se e lumtur pranë të fejuarit të saj, Christian Carino, shkruan Indeksonline.

Madje çifti nuk u përmbajtën duke shkëmbyer edhe përqafime e puthje të zjarrta.

Kujtojmë që Lady Gaga është e nominuar për aktoren më të mirë në çmimet prestigjioze Oscars./Indeksonline/