19:22 / E Martë, 10 Gusht 2021 / AR

Lady Gaga shfaqet me çizme tepër të larta, gati për në “Guinness”

Këngëtarja  e njohur, Lady Gaga veçohet për stilin e saj unik.

Ajo gjithmonë sjellë në trend veshje të papara, transmeton Indeksonline.

Kësaj radhe ajo u shfaq e veshur me një palë çizme të bardha aq të larta saqë shihet se kyçet e këmbëve të saj mund të jenë nga çeliku.

Gaga me këto paraqitje po i lë gojëhapur të gjithë, ku gjatë lëvizjeve nuk e ulë kokën poshtë asnjëherë.

Me këtë mbathje, ajo tashmë mund të jetë e nominuar për Guinness./Indeksonline/