75 Mall Live Search
11:56 / E Diele, 28 Mars 2021 / Blerim

Lady Gaga sot feston ditëlindjen e 35!

Këngëtarja me famë botërore Joanne Angelina Germanotta, e njohur si Lady Gaga  është një figurë jokonvencionale në muzikë dhe sot feston ditën speciale të lindjes së saj. Ka lindur më 28 mars të vitit 1986 dhe sot mbushi 35 vjeç!

Gaga ka vite karrierë në muzikë dhe le të themi se jemi rritur me këngët e saj. “Papparazi”, “Alejandro”, “Poker Face” etj, të gjitha këto hite mbajnë emrin e saj. Megjithëse filloi si muzikante, puna e saj është shtrirë përtej kësaj në televizion, film, modë dhe filantropi.

Tashmë e njeh gjithë bota, por fillimet e Gaga-s në muzikë ishin shumë ndryshe nga sot. Fillimisht, ajo jetoi në një ndërtesë të vjetër në New York, e cila ishte streha e këngëtares së famshme. Apartamenti me një dhomë gjumi është i vendosur në Lower East Side në Manhattan.

Lady Gaga tani jeton në një rezidencë 22.5 milion dollar në Malibu që e bleu në 2014