14:03 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lady Gaga thyen heshtjen, flet për herë të parë pas ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper

Lady Gaga ka reaguar për herë të parë pas ndarjes së modeles Irina Shayk dhe aktorit, Bradley Cooper.

Kënëgtarja e njohur thuhet të ketë ndikuar në ndarjen e dyshes së njohur pas afërsisë së madhe me aktorin gjatë xhirimeve të filmit ‘A Star Is Born’, shkruan Indeksonline.

Lady Gaga së fundi ka performuar në Las Vegas, këngëtarja para performancë së këngës ‘Shallow’ iu drejtua fansave ‘bëhuni të sjellshëm ose shporruni’ duke iu referuar spekulimeve për ndarjen e Shayk dhe Cooper.

Tifozët kërkuan që Cooper dhe Gaga të nisin një romancë dhe “të bashkohemi tani që ai është i vetëm”.Raportet u shfaqën javën e kaluar, duke pretenduar se Shayk është larguar nga rezidencat e tyre në Los Angeles. Ajo ishte fotografuar me një valixhe të enjten e javës që lamë pas. Çiftet i njohur thuhet se po punojnë se si të ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre./Indeksonline/