Laerti, Aldos: T’u plotësua dëshira të puthësh Laert Vasilin

Në “Big Brother VIP Albania” kanë vijuar diskutimet rreth dy puthjeve që dogjën rrjetin, atë të Laertit me Gjestin dhe të Laertit me Aldon.
Vëmendje mori puthja e Laertit me Aldon, pasi ishte më intime u ndërprit nga Valbona, shkruan IndeksOnline.
Por, pavarësisht se situata ato momente u kalua me të qeshura, sonte në “prime” pati përplasje mes Aldos dhe Laertit.
Ky i fundit tha se Aldo mezi kishte pritur të puthte Laertin, duke i thënë që më në fund iu plotësua kjo dëshirë.