75 Mall Live Search
23:48 / E Diele, 10 Mars 2024 / FR

Lagjja e të fortëve në Prishtinë nxjerrin stupcat pak para mesnate, dy grupe rrihen midis rruge në Vranjefc

Një përplasje e fortë ka ndodhur pak para mesnate mes dy grupeve në Vranjefc.

Indeksonline ka siguruar pamje të kësaj përleshje, ku shihen disa persona me stupca në dorë duke u rrahur në mes të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe policia, ku ka identifikuar personat që janë përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre.

Ndërsa dyshohet se në këtë përleshje ka edhe të lënduar.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar rreth ngjarjes.