75 Mall Live Search
17:27 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

‘Lagjia ku janë rritur prindërit e mi’, Dua Lipa zbulon tatuazhin dedikuar ‘Sunny Hill’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në vitin 2015 kishte realizuar një tatuazh në trupin e saj.

Këtë tattoo e ka bërë dedikim për “Sunny Hill”, shkruan Indeksonline.

“Sunny Hill” është përkthimi në anglisht i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë, dhe Dua shtoi se kjo është lagjia ku janë rritur prindërit e saj në Kosovë.

“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë”, tha ajo.

Ndryshe, “Sunny Hill”  është edhe njëri nga festivalet që bëri bujë të madhe ndërkombëtare.

Ky festival drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa./Indeksonline/