Lagjja Arbëria sërish pa ujë, defektet vazhdojnë pavarësisht njoftimeve

Lagjja Arbëria në Prishtinë po përballet me probleme të vazhdueshme në furnizimin me ujë të pijshëm tash e disa javë.
Muajin e kaluar, banorët e kësaj lagjeje kanë pasur mungesë të ujit për katër ditë rresht, ndërsa vetëm pak ditë pas rikthimit të furnizimit, reduktimet kanë nisur sërish.
Që nga dita e djeshme, Arbëria sërish është pa ujë të pijshëm, ndonëse është thënë se defektet teknike janë sanuar.
“Ujin me thanë që ka kohë që e kanë leshu, por për shkak të tri defekteve të mëdha që kanë qenë, në disa pika ka mbërri tashmë uji, por ende te disa, jo derisa të mbushet rrjeti”, ka thënë zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku për IndeksOnline.
Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë të pijshëm në këtë pjesë të kryeqytetit./IndeksOnline/