75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Lagjja ‘Dardania’ deri të shtunën do të mbetet nga tetë orë në ditë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. ( KRUP )  njofton konsumatorët e lagjes ,, Drardania,, në Prishtinë se, duke filluar nga dita e sotme e deri ditën e shtunë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 17.00 ( gjithsej 4 ditë).

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën,, Robert Dol,, në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri.

“Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhen vazhdimisht, për një jetë më të lehtë për qytetarin”, thuhet në njoftim.