22:17 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / AR

Lagjja e Mefit përkrahë fuqishëm Arben Vitinë

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia po merr përkrahje të madhe në kryeqytet.

Edhe lagjja e deputetit Mefail Bajqinovci, po e mbështet fuqishëm Vitinë në këtë garë.

“Sonte në Kodër Trimave, bashkë me kryetarin e ardhshëm Arben Vitia, u mirë pritem nga banorët e lagjes. Koha ishte e ftohët, por u ngrohëm nga atmosfera dhe mikpritja në familjen e Shefki Maqedoncit. Po ashtu banorët e lagjes së Trimave, dhanë mbështetje të plotë për VETËVENDOSJEN! #MeBenin 144”, ka shkruar deputeti.